Hapet në mënyrë solemne xhamia e re në fshatin Nerasht – Tetovë

H.Kabil OsmaniNë fshatin Nerasht të Tetovës u bë inaugurimi i xhamisë së re, e cila u lëshua në përdorim ditën e enjte me datë 24 prill pas një pune dhe angazhimi të madh nga xhemati dhe banorët e fshatit përkatës. Pa dyshim se hapja e kësaj xhamie gëzoj tejmase mbarë besimtarët e këtij fshati i cili si pasojë e shtimit të xhematlive dhe zgjerimit të fshatit kishte nevojë edhe për nje xhami të re. Në këtë eveniment mori pjesë Reis-ul-Ulema i BFI, H. Sulejman ef. Rexhepi, sekretari i Përgjithshëm i BFI, Afrim ef. Tahiri, myftiu i Myftinisë së Tetovës, Alifikri ef. Esati, myfti të myftinive të BFI-së, Dekani i FSHI-së, Drejtori i Medresesë Isa Beu- Shkup, profesorë, hoxhallarë dhe xhematë nga fshatrat përeth por edhe më gjërë.

Fjalë përshëndetëse në këtë solemnitet kishte myftiu i Tetovës i cili përshëndeti hapjen e kësaj xhamie dhe uroi xhematin për xhaminë e re dhe për kontributin e dhënë në ndërtimin e kësaj shtëpie të Allahut. Ai u shprehu përgëzime që përmes kësaj xhamia të ndërtojnë vlerat fetare, por gjithashtu edhe në të ardhmen të jenë unik dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin në finalizimin e projekteve të mëdha që kanë të bëjnë me segmentin fetar dhe atë kombëtar. Në fjalën e tij të rastit reizi H. Sulejman ef. Rexhepi, fillimisht i përshëndeti dhe përgëzoi të pranishmit për hapjen solemne të këtij tempulli të shenjtë.

Imami i ri i kësaj xhamie është hoxha i nderuar Kabil Osmani, një ndër talebet e dalluar shqiptarë në Medinen e ndritshme, i cili vitin e kaluar me sukses të lartë kreu studimet e tij, kurse nga ana e fshatarëve të tij kishte përkrahjen e plotë në këtë detyre, pasi që hoxha i nderuar Kabili ka një natyre shumë të butë dhe gëzon një sjellje dhe moral të lartë shpresojmë kjo të jetë çelësi i suksesit të tij në thirrjen në fenë e Allahut. E lusim Allahun që ti jep bereqet dhe ti hap horizontet e thirrjes edhe jashtë fshatit të tij, që me një energji e cila buron nga bindjet e tij të kontriboj në sensibilizimin sa më të madh të rrethit të tij dhe xhematit të rethit të Tetovës që ti kthehemi fesë islame e të gjejmë rehatinë shpirtërore dhe zgjidhjen e problemeve tona të përditshme të cilat dita ditës si pasojë e mos njohjes së fesë po marin viktima me vete shumë e më shumë, me përfundime dhe mbaresa të këqija.

Stafi i sh.q. Horizonti Plus-Tetovë