KONKURS PËR BURSA STUDENTORE !!!(Viti akademik 2023-2024)

Shoqata humanitare “Agimi i Bamiresise” – Tetove” shpall konkursin e hapur për bursa studentore për vitin akademik 2023/2024 për studentët me mesatare më të lartë konkurues në këtë konkurs që vlen për studentet e të gjithë universitetet SHTETERORE te R. Maqedonisë së Veriut (studentet e universiteteve private nuk kane te drejte konkurimi).
Në këtë konkurs do te shpërndahen 50 bursa për studentet –
– me mesatare me të larte
– bursa sociale
– bursa per studentet e FShI-se,
me shprese se ky numer bursash do te rritet:

A – Ndarja e bursave:
– 10 bursa per studentet e Shkencave Islame – FShI (Shkup & Prishtine) – me mesatare me te larte
– 30 bursa meritore – me mesatare me te larte
– 10 bursa sociale – per rastet sociale ku renditja e tyre do te jete perseri sipas mesatares.

B – Kushtet për të fituar bursë:
– Të drejtën e bursës e kanë kandidatët që mësojnë në Universitetet dhe fakultetet e RMV-së.
– Kandidatët duhet t’i plotësojnë kushtet vijuese:
a) Mund te konkurojne studentët e vitit II, III, IV, V (absolventet nuk kane te drejte konkurimi)
b) Studenti të mos ketë përsëritur vit arsimorë;
c) Të mos jete fitues i bursave ose kredive nga shoqata apo institucionet tjera.

B – Dokumentacioni i duhur për të aplikuar për bursë
1. Kopje të pasaportës ose të letërnjoftimit.
2. CV (biografi) e shkurtër , numer kontakti dhe e-mail adresë.
3. Kopje të indeksit – dy faqet e para – faqen e fotografisë dhe faqen ku është regjistruar semestri i fundit ose viti i fundit.
4. Çertifikata e notave e leshuar nga administrata e universitet ku studion studenti – Vërtetim i notave ku mund të shihet nota mesatare.
5. Për studentët e vitit II, III, IV, V vërtetim për semestrin e rregullt të regjistruar për vitin akademik 2023/2024 si dhe listat e notave te viteve te meparshme gjithashtu per tu evidentu ecuria e mestares se tij nder vite – nga INDEKSI i studentit.
6. Per bursat e konkuruesve me mesatare te larte porse ne vecanti per rastet sociale duhet edhe:
– për prindet anëtarë të pensionuar – fletëpagesë pensioni
– për ata që marrin ndihmë sociale – fletpagesën e ndihmës sociale,
– për ata që nuk punojnë – vërtetim nga enti i punësimit se nuk janë në marrëdhënie pune.

Bursistëve do te marin bursë për 10 muaj te vitit akademik perkates.

C – Afati i konkurimit
Dokumentet e nevojshme duhet të dorëzohen në zyrat e shoqatës humanitare „Agimi i Bamiresise” – Tetovë ose ndryshe e njohur si menza studentore.
Dokumentacioni duhet te dorëzohet prej 20.09.202 deri më 10.10.2023, çdo ditë përpos ditës së diel brenda orëve 10.00-16.00, gjatë konkurimit kandidatët duhet vetë PERSONALISHT ti dorëzojnë dokumentet.
Për rezultatet e konkursit, studentët do të informohen përmes faqes tonë në Facebook si dhe në zyrat e shoqatës humanitare „Agimi i Bamirësisë“ – Tëtovë në mes datave 15 – 30 tetor 2023.

D – Vërejtje:
1. Dokumentet e kandidatëve që kanë mungesa dhe që dorëzohen me vonesë, pas datës përmbyllëse nuk do të futen në konkurim.
2. Dokumentacioni i dorëzuar do të mbahet në arkivin e shoqatës tonë, pra nuk do kthehet prapa.
3. Dokumentacioni i dorëzuar duhet të jetë i bashkuar dhe futur në zarf për tu shënuar me numër rendor të konkurimit.

Me respekt – Kryesia e shoqatës – Agimi i Bamirësisë – Tetovë