Konkurs…
Shoqata humanitare “Agimi i Bamiresise” – Tetove ” shpall konkursin e hapur të bursave për semestrin e dyte te vitin akademik 2020/2021 për studentët me mestare me te larte konkurues ne kete konkurs të shpërndarë në të gjitha universitetet shtetrore te R. Maqedonisë së Veriut.
Ne kete konkurs do shperndahen 25 bursa per studentet me mesatare me larte dhe 5 bursa sociale:
Kushtet për të fituar bursë:
– Të drejtën e bursës e kanë kandidatët që mësojnë në Universitetet dhe fakultetet e RMV-së.
– Kandidatët duhet t’i plotësojnë kushtet vijuese:
a) Mund te konkurojne studentët e vitit II, III, IV, V dhe VI.
b) Studenti të mos ketë përsëritur vit arsimorë;
c) Të mos jete fitues i bursave ose kredive nga shoqata apo institucionet tjera.
Dokumentasioni i duhur per te aplikuar per bursë
1. Kopje të pasaportës ose të letërnjoftimit.
2. CV (biografi) e shkurtër , numer kontakti dhe e-mail adresë.
3. Kopje të indeksit – dy faqet e para – faqen e fotografisë dhe faqen ku është regjistruar semestri i fundit ose viti i fundit.
4. Vërtetim i notave ku mund të shihet nota mesatare – pasi që në fakultetet ky dokument është me pagesë, studenti mund të sjell vetëm fotokopjet e notave që i kanë marrë në indeksin e tij.
5. Për studentët e vitit II, III, IV, V dhe VI vërtetim për semestrin e rregullt të regjistruar për vitin akademik 2020/2021 si dhe listat e notave te viteve te meparshme gjithashtu per tu evidentu ecuria e mestares se tij nder vite.
6. Per bursat e konkuruesve me mesatare te larte porse ne vecanti per rastet sociale duhet edhe:
– për prindet anëtarë të pensionuar – fletëpagesë pensioni
– për ata që marrin ndihmë sociale – fletpagesën e ndihmës sociale,
– për ata që nuk punojnë – vërtetim nga enti i punësimit se nuk janë në marrëdhënie pune.
Vlera e bursës semestrale:
Vlera e bursës për semestrin e dytë të studentët për vitin akademik 2020/2021 do të jetë :
* 3000 denarë – 50 euro për çdo muaj.
Bursistëve do t’u ndahet bursë 6 muaj për këtë semestër ndërsa pagesa do të bëhet çdo fillim të muajt prej ndermjet datave 1 dhe 5 te cdo muaj.
Kandidatëve që u është ndarë bursa, e kanë të drejtën e shfrytëzimit të bursës nëse gjatë shkollimit e ruajnë suksesin e nevojshëm dhe kushtet e parapara me marrëveshjen për shfrytëzimin e bursës.
Afati i konkurimit
Dokumentet e nevojshme duhet të dorëzohen në zyrat e shoqatës humanitare „Agimi i Bamiresise” – Tetovë ose ndryshe e njohur si menza studentore,
Dokumentacioni dorëzohen prej 22.03.2021 deri më 31.03.2021, çdo ditë përpos ditës së diel brenda orëve 11.00-16.00, gjatë konkurimit kandidatët duhet vetë personalisht ti dorëzojnë dokumentet.
Për rezultatet e konkursit, studentët do të informohen përmes faqes tonë në Facebook si dhe në zyrat e shoqatës humanitare „Agimi i Bamirësisë“ – Tëtovë në mes datave 01 – 05 prill 2021.
Vërejtje:
1. Dokumentet e kandidatëve që kanë mungesa dhe që dorëzohen me vonesë, pas datës përmbyllëse nuk do të futen në konkurim.
3. Dokumentacioni i dorëzuar do të mbahet në arkivin e shoqatës tonë, pra nuk do kthehet prapa.
5. Dokumentacioni i dorëzuar duhet të jetë i bashkuar dhe futur në zarf për tu shënuar me numër rendor të konkurimit.
Me respekt – Kryesia e shoqatës – Agimi I Bamirësisë – Tetovë