Mesazhi i hoxhë Mustafa Tërniqit në Tetovë
Ditën e enjte me datë 27.03.2014 sipas paralajmërimit të mëhershëm Sh.Q.Horizonti Plus-Tetovë kësaj radhe pati mysafir hoxhën e nderuar nga Durrësi i Shqipërisë Mustafa Tërniqi. I cili pas aritjes fillimisht kishte xhirim në lokalet e shoqatës për televizionin lokal Tv Art, kurse në mbrëmje pas orës 20:00 ishte paraparë minitribuna e tij në sallën e vogël të pallatit të kulturës me temë “Si ta ruajmë fenë tonë në këto kohra sfidash”.
Ajo që potencoi hoxha ishte aktualiteti i besimtarëve në raportet jo të shëndosha që ndërtohen ndërmjet tyre kur bëhet fjalë për mendimet ndryshe apo për mendimet ku ka hapsirë diskutimi, ku pas përmendjes së haditheve profetike që janë edhe udhëzuesi ynë si reflektim i asaj që i ka mësuar i Dërguari i Allahut – paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, sahabët e tij do të na mjaftonte si risensibilizim në mënyrën e komunikimit me vllezërit tonë në shumë fusha në përditshmërinë tonë. Madje pikërisht kjo shpraztirë në mejdanin e edukimit dhe moralit shpesh sjell pasoja të rënda në shoqërinë islame ku asaj i mungon uniteti, vllazëria e saj e shëndosh dhe kolektivi i cili i ndihmon një xhemati të një qyteti të udhëheq qytetin apo masën drejt të mirës duke e larguar nga e keqja.
E lusim Allahun që ti shpërblej pjesëmarësit, kontribuesit dhe të kemi përfituar nga dija e hoxhallarëve të cilat janë edhe pasuesit e dijetarëve tek të cilët kanë mësuar, si shembulli i hoxhës Mustafa Tërniqi i cili ka qenë plot 5 vite apo më shumë nxënës i dijetarit tonë të famshëm shejh Abdulkadër Arnautit në Siri gjatë kohës së studimeve dhe atyre postdiplomike, me shpresë se edhe ne emi thithim nga nektari i tyre në mënyrë indirekte.
Allahu na bëft prijës në punë të mira dhe me shpresë se do të shijojmë edhe me mysafir tjerë kështu ndeja të stërmbushura me presencë dhe me lajmërim se ditën e enjte në tv Art do të emitohet ligjerata e hoxhës Tërniqi me temë “Si ta njohim Zotin tonë”.
Pregatiti stafi shoq. Horizonti Plus – Tetovë