Projekti ‘’Miell për nevojtarët’’
Pas një përvoje disa vjeçare me nevojtarët e tetovës dhe rrethineës (i disponojmë në listat tona) në veçanti gjatë muajit të ramazanit dhe kurban bajramit e kemi vënë re se disa prej tyre për shkak të mospasjes të së ardhurave aspak,janë të nevojshem për ushqim bazë gjatë tërë vitit.
Për këtë arsye vendosëm që ta ndërmarim këtë projekt përmes të cilit do të sigurojmë nga një thes miell (25 kilogram) për cdo familje nevojtare e cila shpresojmë t’ju mjaftoj per 2-3 muaj ku janë paraparë të përfshihen 300 familje që do te thotë se në muaj shpresojmë t’i furnizojmë 100 prej tyre me nga nje thes miell ku çdo familje 1 herë në tre muaj do te ketë 25 kilogram miell.
Këtë e kemi paraparë ta realizojmë përmes donacionit mujor nga 10 euro (600 denar) i cili eshtë cmimi i thesit te miellit, pra ftojmë të gjithë dashamirët e këtij projekti qe të dhurojnë si një antarësi nga 600 denar nga paga e tyre mujore për tu realizuar ky buxhet mujor përmes te cilit do të ndihmohen këta familje sadopak !
Shërbimi i shpërndarjes së miellit do të organizohet përmes furgonit tone te shoqates humanitare ‘’Agimi i Bamiresise’’
Kjo ndihmesë mujore shpresojmë të jetë sadaka rrjedhëse për të cilën ka thënë Profeti (salallahu alejhi selem) Allahu e don atë sadaka e cila është e vazhdueshme qoftë edhe nese eshtë pak.
Numri i xhirollogarise tonë: 2700 7039 1400 170