Nje iftar i vecante…

Iftari i shtruar nga nje donatore bamires…

 

Pasi qe sofra e Ramazanit mori jehone kete vit ne muajin e bekuar te Ramazanit u paraqiten shume dashamir dhe bamires te cilet ne nje forme apo ne nje tjeter donin te ndihmonin.

Nje nga ata ishte edhe vllau jone Senad Ahmedi i cili shprehi deshire qe studentet e sofres mbi 100 prej tyre nje nate ti nderoj me nje iftar special ne restorantin “Hugos”- Tetove ku do ndjehen si njerez te privilegjuar ashtu sic do jene ne te ardhmen kur do te jene intelektual.

Kete nate e nderoj edhe hoxha Omer Dauti i cili dha keshilla te fuqishme ne mes pozites se agjerimit dhe rendesise se kesaj shtrese te bekuar te popullit tone – studenteve ku te gjithe i kemi syte e kthyer tek ata.

E lusim Zotin e madh ti shperblej te gjithe donatoret, e te na mundesoj kjo sofer vetem se te rritet dhe nga ky projekt te lindin edhe projekte tjera me suksese edhe me te medha porse edhe te bereqetshme.

 

Stafi i Sh.H.Agimi i Bamiresise – Tetove