Motoja në këtë Ramazan “Ramazani më afër jush…”
I falënderuar është Allahu, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të dërguarin, Muhammedin, sal-lallahu alejhi ue selem, mbi familjen dhe mbi gjithë shokët e tij.
Duke dashur që vizituesit tanë të mbeten në rrjedha me çdo frymë të muajit të Ramazanit faqja jonë u mundua që këtë ta bëj duke u përkujdesur që qysh pas disa ditëve të para të Ramazanit, ky muaji ta ketë një rubrikë në vete me moton “Ramazani më afër jush”
Në këtë rubrikë deri në fund të muajit do të keni mundësi të lexoni artikuj mbi Ramazanin edhe atë: Hutbe, urtësi, një shpjegim të bazave të fikhut të agjërimit, pjesë të shkëputura të librave të botuar nga hoxhallarët e faqes tonë, fletëpalosjet e shpërndara ndër vite mbi muajin e Ramazanit , pyetje – përgjigje mbi agjërimin e tjera me radhë.
Shpresojmë që sa do pak nga dija jonë e pakët dhe e vobekt të kemi hudhur dritë mbi këtë muaj madhështor me shpresë se Allahu do na japë sukses që sa më shumë të kemi sukses në sensibilizimin e popullatës tonë mbi urtësitë dhe dispozitat e agjërimit duke thënë për në fund: O Allah çdo sukses i joni është prej Teje dhe çdo dështim i joni është nga ne dhe nga mëkatet tona, o Allah ti je falës e don faljen , të lutemi na fal neve.
Stafi i sh.q. Horizonti Plus – Tetovë