Shpërndarja e firave – 2015

Bajrami-5

Fitrat – 2015

Sot me datë 16.07.2015  shoq. Horizonti Plus – Tetovë në bashkëpunim më xhaminë, qëndrën islame “Ikre” të Bernit, për 4 – tin vit radhazi realizoj paketimin dhe shpërndarjen e pakove të fitrave.

Këtë vit me një bashkëpunim të frytshëm u bë nje paketim dhe shpërndarje e 220 pakove të fitrave të cilat përmbanin ushqime bazë për çdo familje , ku kishte diçka për manifestimin e fitër Bajramit nga ëmbëlsirat.
E lusim Allahun këto projekte të jenë të vazhdueshme dhe të rritura çdo vit, e lusim Allahun ta kemi kryer amanetin e shumë besimtarëve të cilët na e besuan zekatul-fitrin duke i shpreh një falenderim të veçantë imamit të xhamisë Ikre – hoxhës Sali Ibrahimit dhe kryekëshilltarit të xhamisë së Bernit – Armin Brahimit për këtë qëndrim të tyre që e mbajnë ja disa vite, që fitret të shpëndahen në vendlindjen e mërgimetarëve tonë.
O Allah fali dhe mëshiroj gjithë kontribuesit dhe ata të cilët dje një pjesë të ditës ia ndajtën kësaj pune të madhe dhe e korrën me sukses.

Stafi i shoq. Horizonti Plus – Tetovë