Shpërndarja e kurbanave – Kurban Bajrami 2014

17Intervista në Tv Art – Tetovë
Jam i kënaqur dhe falenderojmë Allahun që na mundsoi këtë obligim që e kemi marrë mbi supet tona që ta kryejme me nder dhe ta përfundojmë me sukses.
Gjithashtu i falenderojmë gjithë donatorët të gjithë ata që kanë therur kurban dhe ata që kanë dhuruar për skamnoret jetimat e kështu me rradhë.
Ashtu si vitet e kaluara edhe këtë vit shoqata jone organizon prerjen dhe grumbullimin e kurbanave.
Këtë vjet kemi pasur rritje normalisht, janë prerë përafersisht 70 kurbane flasim per kurbana te vegjel, nga ku kemi pasur 300 pako për shpërndarje në krahasim nga viti i kaluar kur kishim 40 kurban dhe 160 pako për shpërndarje.
Shpërndarja është bërë në shoqatë ku ne kemi edhe listat tone tona të nevojtarëve, rasteve sociale, jetimëve, dëshmorëve etj. të cilët i takojnë Tetovës dhe rrethinës së Tetovës dhe mbrenda ditës së diel dhe të hënës ta bëjmë shpërndarjen e gjithe kurbanave.
Pasi ishin rregulluar dhe sistemuaar gjithe punët duke i lajmëruar përfaqësuesit tone nga shumë fshatra, për të mare pakot për nevojtarët e fshatrave të tyre në mënyrë të konsoliduar mendojmë se sa do pak do jemi ne ndihme të nevojtareve dhe pa dyshim se përvoja disa vjeçare na ka bërë që shpërndarja të jetë më e shpejtë dhe e organizuar në këtë mënyrë pasi që edhe listat tona janë të shpërndara me nevojtarë nga i gjithë rrethi i Tetovës.
E përfundojmë këtë intervsitë me ajetin Kuranorë, ku Allahu thotë:
“Thuaj: Punoni, se Allahu, i Dërguari i Tij dhe besimtarët do të shohin punën tuaj.” (Tevbe, 105).

Përgjegjësi i aktivioteteve humanitare në Sh.Q.Horizonti Plus – Ekrem Rufati.