“Sofra e Ramazanit” filloi me sukses…

Sofra e Ramazanit filloj me sukses…01

Edhe këtë vit si vitin e kaluar “iniciative qytetare” organizon sofrën e Ramazanit në parkun e xhamisë së Pashës në qytetin e Tetovës, ku çdo natë në të do të shtrohen nga 50 iftare si fillim, me shpresë që ato të arijnë deri në 100, pasi që këtë vit nga përvoja e vitit të kaluar kjo është pritur, veç asaj edhe janë informuar se këtë vit ajo do të realizohet përsëri.

Gjthashtu nga mesazhi ne media qe u bë ishte ftimi i të gjithë dashamirësve e projekteve bamirëse që të ndihmohen këta nevojtarë të cilët këtë vit janë në rritje, ku një iftar kushton 120 den, që me një kolektivitet të organizuar në këtë muaj të bujarisë tja arijmë qëllimit bashkarisht, pa ta ndihmojmë këtë shtresë të njerëzve, duke e kujtuar hadithin profetik në të cilin thuhet: “Kush ushqen një agjërues e ka shpëblimin një lloj sikurse ai që ka agjëruar”.

Mos harojmë gjihashtu falenderet tona drejtuar së pari  komunës së Tetovës për lejen e dhënë, imamin dhe këshillin e xhamisë së Pashës, myftininë e Tetovës, dhe të gjithë ata donatorë që prej para ardhjes së muajit të Ramazanit ishin prezent duke pyetur për të, pra ata tani nëse mund të themi janë bërë iniciatorët kryesorë për realizimin e saj, duke shpresuar se ajo nga viti në vit do të përmirësohet si në kuantitet ashtu edhe në kualitet.

Së fundi i falenderojmë mediat lokale por edhe tjerat të cilat na kanë premtuar se do të bëjnë kronik për këtë projekt që dhatë mundësinë që opinionit publik ti shpalosim ky projekt human dhe bamirës.

Stafi organizues i “Sofrës së Ramazanit”