Tetova u pasurua edhe me dy hoxhallarë të diplomuar në Medinen e ndritshme

Imazhe-22Urime diplomimin dy hoxhallarëve të rinj!

Dje në lokacionet e sh.q. Horizontit Plus – Tetovë, u shtrua drekë me rastin e akikës së njërit nga vllezërit e Tetovës të cilit i dëshirojmë edukimin sa më të mirë të fëmijëve , e lusim Allahun tja begatoj familjen me devotshmëeti dhe mesuhme të mira në këtë botë dhe në botën tjetër.
Kurse me këtë rast të pranishëm ishin edhe dy hoxhallarët e posa diplomuar në Medinen e ndershme hoxhë Kabil Osmani dhe hoxhë Besir Abdurahmani në shkencat e jurisprodencës islame – Sheriat, në fakultetin islamil të Medines, të cilëve shoqata jonë u uron për diplomimin dhe ju dëshiron suksese në rrugën e thirrjes, vullnet dhe ambicie për ta përmirësuar fillimisht kualitetin e thirrësve në rrethin e Tetovës kurse më vonë edhe gjendjen e popullit tonë sa më shumë me punën dhe veprimtarinë e tyre.
E lusim Allahun tu jap devotshmëri hapje të rrugëve të depërtimit deri tek popullata jonë kurse shpresojme dhe dëshirojmë që kontributi i tyre të mos kufizohet vetëm në krahinat tona porse ajo të arij edhe me gjërë në gjithë trojet shqiptare vetëm e vetëm për të qenë nga pishtarët ndriçues të popullit tonë të cilët ashtu sikurse profetët do tja kumtojnë popullit të tyre shpalljen e Allahut në mënyrën më të mirë të mundshme.

Stafi i sh.q. Horizonti Plus – Tetovë