U realizua me sukses iftari në qendrën e Tetovës

H.Zekerija BajramiFalenderimi i takon Allahut, paqa dhe mëshira e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij, mbi familjen, shokët dhe mbi gjithë ata që e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Ditën e dile me datë 20.07.2014 sipas paralajmërimit të mëhershëm Sh.Q.Horizonti Plus-Tetovë organizoj edhe iftar të hapur për 300 mysafir në qendrën e Tetovës me qëllim të promovimit edhe më të mirë të projektit të saj gjatë Ramazanit “Sofra e Ramazanit – 2014”.

Në një kohë shumë të mirë ajo ditë kaloi me një organizim të bukur nga djemt e sofrës të cilët pasi që bën gati çdo gjë, e hapën iftarin me hurma, u fal namazi i akshamit pas disa dekadave për së pari herë në mënyrë të hapur në qendrën e Tetovës pas rënimit të xhamisë në qendër, e cila ishte një inovacion i ri i këtij iftari dhe që ra bukur në syrin e të pranishmive qofte edhe nga xhemati i vjetër.

Pas iftarit atë e zbukuruar fillimisht leximi i kuranit nga djali i hoxhes Shefqet Krasniqit, i cili për shkak të ndalimit në kufi vetë nuk ariti të merte pjesë në këtë iftar, pra nga hafizi Jasir Krasniqi. Më pas pasuan këshillat e hoxhës dhe dr. Zekerija Bajramit i cili foli mbi vlerën e 10 netëve të Ramazanit, kurse atë e pasoi në fund hoxha Ejub Selmani si vendas i cili i përgëzoi agjëruesit me disa shembuj të shpërblimeve të Allahut në xhenetet e tij.

Allahu na bëft prijës në punë të mira dhe me shpresë se do të shijojmë edhe iftare tjera si ky madje kjo të bëhet traditë e çdo vjetshme, Allahu i shpërleft donatorët dhe kontribuesit, Amin, amin.

Pregatiti stafi shoq. Horizonti Plus – Tetovë