U realizua me sukses seminari “Ne dhe Kurani” – 04.01.2014

3Përmbajtja e seminarit

Ashtu sikurse edhe vitin e kaluar edhe këtë vit sh.q.Horizonti Plus – Tetovë, realizoi seminarin vjetorë në restorantin 5 yjet në qytetin e Tetovës, ku temë kësaj radhe ishte Kurani, pra i titulluar “Ne dhe Kurani”.
Përveç mysafirëve nga Tirana hoxhallarëve Ahmed Kalaja dhe Ismail Bardhoshi, kësaj radhe kishim edhe shumë mysafir të cilët nga viti i kaluar na e lanë amanet që kur te organizohet ky lloj seminari të jenë në listën e të ftuarve, kurse ajo që u fol nga hoxhallarët e nderuar ishte kthimi në bazë, pra qëllimi i seminarit – Kurani.
Në atë ku sot pasuesit e këtij Kurani kanë rënie, pra bërja e traditës së leximit të Kuranit çdo ditë me shembuj, praktika dhe mënyra shumë efektive në veçanti në gjuhën shqipe, pra të lexohet dhe të jetohet me të, sepse problemet lindin kur humbet referenca, pra ajo që bie në sy çdo ditë e më shumë. Kurani është kuptuar mangët, meret kurani pjesërisht, nuk trajtohen çështjet sipas kuranit (trashëgimia, divorci, tregtia, vllazëria, bashkëshortësia etj etj), janë haruar gjërat primare të Kuranit si pasojë e mosleximit, etj etj, për këta nuk duhen hadithe ndonjëherë mjafton Kurani si edeb për tu avancuar individuelisht dhe kolektivisht.
E dyta temat e kishin këtë kuptim në trajtimin e tyre:
1) Kurani baza e udhëzimit dhe qëndreshmërisë – Ismail Bardhoshi
Dmth pasi që udhëzohesh me Kuran, besimtari duhet te mbrohet nga devijimi, e kjo varet prej kapjes fortë për Kuran dhe sunet duke u cekur ajete të cilat na thërasin në meditimin dhe shpërbërjen e këtyre ajeteve vazhdimisht dhe me thellim në ta.
2) Reflektimi i Kuranit tek të parët tanë – Ahmed Kalaja
Fjala e Hasan el-Basriut ;” Selefi sileshin me Kuranin duke e lexuar naten (namaz nate) dhe duke e praktikuar ate diten”. Dhe ndërlidhja e kësaj me botën e amshueshme (dita e gjykimit, xheneti dhe xhehenemi, inspiruesi bazë i sureve mekase që u forcua shoqëria mekase para hixhretit, mbi të cilën ra pesha e hilafetit pas vdekjes së Muhamedit s.a.v.s. dhe ata e përhapën këtë mesazh me dinjitet ne shum kontinente.
3) Pasojat e braktisjes së Kuranit (mosadhurimi, sëmundjet, mëkatet) – Ismail Bardhoshi
a) Mos adhurimi – Dmth zbehja në obligimet e fesë, namaz, agjërim, haxh,etj…
b) Sëmundjet shpirtërore: Sihri, magjia, mësyshi etj etj.
c) Neglizhimi i mekateve, lenia e suneteve te forta, ngurtësim i zemres, arsyetimet e pa baza , marja e lehtesimeve te gjitha keta nga pasojat e mekateve…
4) Tregimet kuranorë dhe përditshëmira jonë (profetët dhe thirrja e tyre & morali i lartë në komunikim me familjen dhe njerëzit), qëllim janë 3 pika:
a) Kthimi në besim dhe akide nga tregimet Kuranore, si ajo e Musaut a.s., Ibrahimit a.s., Isaut a.s. etj etj.
b) Thirrja obligim i çdo kujt, mjafton i familjes që eshte obligim,
c) Ahlaku , zbehja e tij dhe mos trajtimi i rrethit siç duhet, familjes, vllazërisë, akuza pa anjë hezitim i hoxhallarëve, bërja e davetit pa hoxhallarë, nismat pa konsultime, etj etj – një besimtarë pa edeb…
Kurse e treta dhe e fundit ishte ligjerata e 5-të Pyetje përgjigjet – ku ju përgjigjën pyetjeve të mysafirëve edhe hoxhë Ahmed Kalaja edhe hoxha Ismail Bardhoshi, ku përveç brenda teme ata iu përgjigjjen e dhe atyre jashtë teme për probleme të ndryshme me të cilat ballafaqohet sot xhemati jonë në përgjithësi e në të rrethit të Tetovës në veçanti.

Pregatiti dhe përpiloi moderatori; EkremRufati.